Hapet në javën e 3-të të prillit, si duket spitali i Fierit në ditën e 72-të të punimeve

26 Mars 2021, 21:58 | Përditesimi: 26 Mars 2021, 22:01

Spitali i Fierit është drejt fundit dhe pritet të hapet në javë e tretë të prillit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket se punimet në ditën e 72-të kanë ecur me ritme të shpejta dhe detajet që kanë mbetur janë në ambientet e brendshme nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili është financuar nga qeveria e Turqisë.

r.k./Shqiptarja.com