Punimet drejt fundit, spitali i Fierit hapet javën e tretë të prillit

Punimet drejt fundit, spitali i Fierit hapet javën e tretë të prillit

Spitali i Fierit

Spitali i Ri Rajonal Memorial në Fier, është shumë pranë përfundimit. Evis Berberi, koordinatori i projektit tha se në javën e tretë e muajit prill objekti do të jetë gati. Sipas tij puna me strukturën ndërtimore ka përfunduar, ndërsa aktualisht po punohet për hapësirat e jashtme.

"Në zonën e urgjencës në të cilën ne ndodhemi tani janë menduar që të jenë 12 shtretër njëkohësisht, por kjo nuk do të thotë që do të trajtohen vetëm 12 pacientë. Pra, urgjenca shërben edhe si ambulatore shërben edhe për rastet më të rënda të cilat kanë nevojë për shtrimin në pavion. Maksimumi java e tretë e muajit Prill objekti do të jetë i dorëzuar", tha Berberi për Klan, duke shtuar se150 dhomat e pacientëve presin vetëm të plotësohen me pajisjet e nevojshme hotelerike dhe mjekësore.

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit iu premtua Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se do të ndërtohet përpara zgjedhjeve.  

Sot ministrja Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të interesuar për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier, që të aplikojnë menjëherë, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa theskoi se spitali është shumër pranë përfundimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku