“Një sezon premtues dhe më i mirë turistik se një vit më parë ku kryefjalë për vitin 2021 do të jetë siguria e jetës dhe shtimi i vizitorëve”. Kështu deklaroi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në mbledhjen e radhës së Komitetit për menaxhimin e Turizmit, në Berat
"2021 besoj do të jetë me shifra shumë më të larta se sa viti 2020 dhe Berati do të rikuperojë në kuadër të fillimit të strukturave hotelerie më shumë se sa viti 2020. Kemi mundësi që në gjithë qarkun tonë të kemi turistë e padyshim të kemi biznes për këta operatorë turistik, të cilët vuajnë efektet e pandemisë", tha Klosi.













