Hapja e dosjeve, PS dakord me PD: Të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara! Kush i ka shërbyer ish Sigurimit, s’ka vend në politikë

20 Shtator 2022, 12:15

Mazhoranca është dakord në parim me kërkesën e Partisë Demokratike për të hapur dosjet e ish Sigurimit të Shtetit. Qëndrimi i PS u konfirmua nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se duhet të ulen dhe të punojnë me PD për të rënë dakord. Spiropali tha se dosjet e sigurimit duhet të hapen për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara.