TIRANE-Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta dhe opozitës së drejtuar nga PD-ja pas akuzave për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.
Kreu i qeverisë shprehet se hapja e listave është dëshirë e popullit, ndërsa thotë se opozita, nuk duhet të merakoset për koalicionet sepse nuk i ndalon askush që të jenë bashkë në ombrellën e opozitës së bashkuar, pra si në rastin e 2017. Në fund Edi Rama paralajmëron opozitën se sharjet dhe provokimet rrezikojnë paktin e 5 Qershorit.