'Ligjet' miratojnë ndryshimet në Kushtetutë: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore

TIRANE- Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar me konsensus të plotë, shumicë-opozitë parlamentare ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutën e Shqipërisë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe rrjedhimisht pa koalicione parazgjedhore. Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua sot nen për nen dhe tani do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku për ndryshimet Kushtetuese duhen 94 vota.

Por çfarë u miratua konkretisht sot? PS-ja dhe opozita parlamentare ranë dakord që në Kushtetutë të ndërhyhet për të sanksionuar hapjen e listave, pra votën parapëlqyese me dysheme 2/3. Kjo do të thotë se për 2/3 e listës vendosin votuesit, ndërsa 1/3 do të jetë në dorën e vetë subjekteve politike për të garantuar përfaqësimin gjinor. Teknikisht kjo sjell ndryshimin e dy pikave 1 dhe 2 në nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës që kanë të bëjnë me hapjen e listave, ndërkohë që ruhet sistemi proporcional rajonal. Me hapjen e listave rrjedhimisht ndalohen edhe koalicionet parazgjedhore. Tashmë kandidatët për deputetë propozohen nga partitë ose zgjedhësit, pra jo më koalicionet.

Në amendimet e Kushtetutës është vendosur se me sistemin proporcional me konkurrim rajonal do të ketë prag kombëtar, por niveli do të vendoset në Kodin Zgjedhor, jo në Kushtetutë.  Pra me listat e hapura do të ketë vetëm një prag për hyrjen në parlament se nuk ka më koalicione. Por dy palët në Kuvend, shumica dhe opozita ranë dakord që nuk do të ndërhyhet për ta përcaktuar në Kushtetutë sa do të jetë pragu, por më shumë gjasa do të arrijë në 3%. 

Por cfarë do të sjellë kjo tani? Hapja e listave plotëson kërkesën e opozitës parlamentare për të votuar paktin e 5 qershorit mes PS-PD-LSI. Por PD-ja dhe aleatët e saj e kundërshtojnë hapjen e listave, pasi u ndalon koalicionet parazgjedhore. Kjo i detyron partitë e vogla që të futen në listën e partisë udhëheqëse, sikur ndodhi në 2017, kur kryetarët e partive aleate u përfshinë në listën e PD-së duke shkrirë logot. Me këtë lëvizje, Lulzim Basha tha se Edi Rama prishi paktin e 5 qershorit. Pakti i 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve do të votohen në Kuvend në seancën e fundit të sesionit, 30 korrik.

Ndryshimet që u miratuan sot
1.
Hapen listat për zgjedhjen e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme të 2021
2. 2/3 e listës së deputetëve i zgjedh populli, 1/3 përfaqësim gjinor, e cakton partia
3. Nuk ka më koalicione parazgjedhore
4. Kandidatët propozohen nga partitë ose zgjedhësit, pra jo më koalicionet
5. Vendoset pragu kombëtar në konkurrimin me sistemin proporcional rajonal
6. Përqindja e pragut kombëtar do të vendoset në Kodin Zgjedhor, jo në Kushtetutë

Diskutimi në Komision

Myslym Murrizi: Ne deputetët që kërkuam ndryshimet Kushtetuese do të donim që të merrnim nga shumica garancinë që prag kombëtar me këtë sistem proporcional rajonal do të jetë pragu natyral i cdo qarku. Pa ruhet pragu natyral për cdo qark, që askush nuk privohet nga fitimi i mandatit të drejtpërdrejtë në cdo qark sepse ne kemi prag kombëtar, por jo për të korrigjuar me mandate rezervë të cdo subjekti në garën politike. Prag kombëtar pa shifër në sistem proporcional rajonal është nul. Në kod duhet të qartësojmë, që prag pragu do të jetë natyral i cdo qarku.

Pra një subjekt që merr mandatin në një qark nuk duhet ta humbë atë mandat për cdo artificë tjetër. Nuk është e vërtetë që ky sistem i ndalon koalicionet, por koalicionet klasike janë të pamundësuara, por nuk pengohet asnjë forcë që të kandidojë me lista të përbashkëta dhe të fusë cdo amalgam. Në parlament në 2021 do të vijnë ata që do të votohen nga qytetarët, modele të listave të përbashkëta ka gjithandej. Këta para tre vitesh garuan vetëm pas marrëveshjes Rama-Basha dhe i lanë pa regjistruar fare partitë. Ky ligj nuk pengon listat e përbashkëta. Por hapja e listave i tremb. Zgjedhësi ka të drejtën e votës parapëlyese minimale në 2/3, që subjektet do të shikojnë edhe përbërjen e listave edhe kurajon, ne përcaktojmë prag nga poshtë, minimalja, jo nga lart.

Klotilda Ferhati: Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit. Në Kushtetutë ruajmë vetëm parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë % e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor.

Alket Hyseni: E mbështetëm në parim këtë nismë, pragu përcaktohet në kodin zgjedhor. Listat e hapura me koalicionet bien ndesh. Do të bënin të pamundur një votim me lista të hapura dhe koalicione.

Elena Xhina: Nuk mund të vendosim në Kushtetutë çdo hollësi që u takon parimeve kryesore. Neni 64 është një garanci që duhet të qëndrojë në Kushtetutë. Të nisim tashmë miratimin nen dhe të përfundojmë punën që kemi nisur.

Adnor Shameti: Pragu të jetë natyral për cdo qark dhe në kodin zgjedhor, shpreh sigurinë time se kjo është mënyra e vetme për ta legjitimuar. Pra pragu të jetë natyral i zgjedhjes.

Rudina Hajdari: Për mua kjo është e rëndësishme që jep garanci që listat të jenë 100% të hapura. E rëndësishme është që për një kohë të gjatë të kemi këtë parim dhe garanci që cdo parti të shkojë drejt rrugës së hapjes së listave deri në limitin që ka dëshirë.

Vasilika Hysi: Pra kemi diskutuar cështjen e pragut kombëtar dhe nëse në Kushtetutë duhet të parashikojmë detajet. Pragu kombëtar nuk duhet te ndikoje te mandati fitues.

Klotilda Bushka: Niveli i pragut do të lihet për t'u përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Në Kushtetutë do të vendosim çështjet parimore. Por edhe Kodi miratohet me shumicë të cilësuar dhe e njëjta praktikë të vendoset bashkërisht. Listat janë të hapura dhe kjo duhet të vendoset në Kushtetutë. Niveli jo më pak se 2/3 është dysheme. Kjo është bërë për të garantuar konkurrueshmërinë, por edhe ruajtjen e barazisë gjinore.

Klotilda Bushka: Niveli i pragut do të lihet për t'u përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Në Kushtetutë do të vendosim çështjet parimore. Por edhe Kodi miratohet me shumicë të cilësuar dhe e njëjta praktikë të vendoset bashkërisht. Listat janë të hapura dhe kjo duhet të vendoset në Kushtetutë. Niveli jo më pak se 2/3 është dysheme. Kjo është bërë për të garantuar konkurrueshmërinë, por edhe ruajtjen e barazisë gjinore.

Andi Përmeti: Pragu natyral rajonal është ndryshim pozitiv. Të sanksionohej në kushtetutë hapja 100% e listave.

Edmond Stojku: Jemi në fazën e miratimit përfundimtar. Unë jam dakord

Spartak Braho: E vlerësoj si një ditë të shënuar pas masakrës që ndodhi në 2008 me Kushtetutën, është një parathënie shumë e mirë e ndryshimit të kushtetutës në këtë pikë, që ne biem dakord për ta bërë këtë ndryshim. Unë shpreh dakordësinë time me tërë projektin e paraqitur.

Ralf Gjoni: Ka një zhvillim pozitiv sot me propozimet e riformuluara dhe mendoj që shkojmë drejt heqjes së listave të mbyllura. Nuk specifikohet hapja e listave në nen dhe cfarë garanton lista të hapura në Kod Zgjedhor? Ju kërkoj ndjesë por desha thjesht për të konfirmuar? Nëse votohet do të jetë fitore historike.

Bashkim Fino: Ne dje lamë një detyrë që të na sjellin në këtë hudhi, të gjitha falenderimet janë të tepërta.

Ermonela Felaj: Më duket e tepërt për të vijuar me këtë seancë falenderimesh....

Vasilika Hysi: Dakord, por po ndryshojmë Kushtetutën e Shqipërisë.

Klotilda Bushka: Ne po votojmë në Kushtetutë një sistem me lista të hapura, prandaj për ta sqaruar Gjonin, duke iu referuar edhe modeleve të ngjashme. Parimi i listave të hapura sanksionohet më së miri në Kushtetutë, ndërsa do të formulohet në Kod. Të gjithë kanë votuar pro, kundër nuk ka, abstenim nuk ka.

Deputetët nga Komisioni i Ligjeve dhe Legjislacionit që votuan pro hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve (Të gjithë pro)
Rudina Hajdari
Andi Përmeti
Myslym Murrizi
Vasilika Hysi
Adnor Shameti
Spartak Braho
Elena Xhina
Alket Hyseni
Klotilda Bushka
Alban Zeneli
Korab Lita
Edjola Braha
Nikolin Staka
Jurgis Çyrbja
Bashkim Fino
Edmond Leka
Edmond Stojku
Aurora Mara
Ermonela Felaj
Fatmir Xhafaj
Ulsi Manja

( Kliko këtu ) TABELA E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998

Propozimet e miratuara sot ne Komisionin e Ligjeve

Lajmi në përditësim....

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujari: 14/07/2020 22:36

    Bravo qeverise per listat e hapura ,,urime.....

    Përgjigju
  • Populli: 14/07/2020 19:10

    Ahaha kush miraton ligje profesoreshe vasilika e mcila ne fakultetin e drejtesise jepte leneden e llafeve dhe i dukej gjetje zgjuar te pyeste a ndikojne kushtet ekonomike qe te behesh delikuent? Delikuent lind apo behesh? A mjere ne thuaj

    Përgjigju
  • Populli: 14/07/2020 17:39

    Po ku merr vesh nga lighi sasilika hysi mo aman ne faliltet vetem delikuent lind apo bejesh dinte te thoshte

    Përgjigju
  • Vicidoli: 14/07/2020 13:48

    Banu cfar te dini zgjegjet i fiton PD dhe kryminister do zgjidhet Flamur Noka

    Përgjigju
    • Tosi: 14/07/2020 15:53

      Jo Flamur Noka por Kryevagabodi i pd leshelis Flamur Herman Geringu me molotov ne dore ne dere te kryeministrise

  • Loran: 14/07/2020 13:30

    Nuk flisni dot ne emer te Amerikes ju o derdimena

    Përgjigju
  • Papi: 14/07/2020 11:44

    Urime e me kemben e mbare

    Përgjigju
  • Ops: 14/07/2020 11:25

    1000% qe se miratoni dot ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion