Hapja e negociatave, Rama ironizon BE: Nuk e kuptoj pse vazhdohet duke shtuar ujë e miell

6 Maj 2021, 19:03 | Përditesimi i fundit: 2021-05-06 19:05:32

Kryeministri Edi Rama teksa foli për integrimin e vendit në BE dhe hapjen e negociatave konferencën e vjetore në “State of the Union”, në Firence të Italisë nuk kurseu ironitë ku tha se kjo punë është bërë 'shto miell e shto ujë'. Ai nuk kurseu as batutat ku tha se eurooptimistët thonë se Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërsa europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën e Turqisë.

“E dini? Me gjithë atë që po përjetojmë ka një shaka të freskët për optimizmin në Shqipëri. Eurooptimistët thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërkohë që europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën Turqia. Unë mendoj që anëtarësimi është një fjalë e madhe. Nëse do të më pyesnit sot që a është Shqipëria gati për të qenë në BE? Unë do të thoja jo, nuk është gati. Por nuk kuptoj shtyrjen e çeljes së negociatave, që prej vitit 2018. Kur bëhet fjalë për të afruar një anëtarë të ri, kjo do të kërkojë kohë. Në mënyrë që të mbash vendet në këtë pozicion, e thonë jo, e për të shtuar ujë e miell, duhet bërë kjo, e kjo tjetra, kjo nuk ka kuptim. Kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut dhe hapja e kutisë së pandorës, kjo mund të shndërrohet në një shpërthim të madh për të gjithë. Imagjinoni që Serbia të jetë aty dhe Kroacia të thotë të shohim njëherë historinë, e pastaj. Duhet të shmangim historinë e të mos vendosim në procesin e BE”, u shpreh Rama.