Eksperti i rrugores Arben Luzi ishte sot në Report Tv ku foli mbi problematikën e trafikut në Tiranë dhe në akset kryesore. Fillimisht Luzi u ndal tek nisma e qeverisë për të kufizuar numrin e lëvizjes së makinave sipas targave në ditë të ndryshme.
Për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, Luzi thekson kjo nisëm nuk ka të bëjë aq me trafikun sesa ka lidhje me emetimin e gazeve dhe me direktivat e BE-së për t’u mbrojtur nga ngrohja globale.