Harrohet kriza energjetike, ndriçuesit e rrugës në Milot ndezur edhe ditën

23 Mars 2023, 12:57

Në një kohë kur flitet në vazhdimësi për krizë energjetike, diçka e tillë po injorohet në Qarkun e Lezhës. Shembull i kësaj situate është në kryqëzimin e Milotit, ku ndriçuesit e rrugës qëndrojnë ndezur përgjatë 24 orëve.