Harta gjyqësore, Lena: Bojkoti i avokatëve do të përfundojë kur te kemi një VKM, çështja më pas do të ndiqet ligjërisht

18 Korrik 2022, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2022-07-18 12:55:59

Bojkoti i avokatëve kundër hartës së re gjyqësore do të përfundojë në momentin që do të ketë një VKM të Këshillit të Ministrave në lidhje me këtë hartë. Kështu bëri me dije kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena në një interviste për Report Tv, në emisionin ‘Sot Shqiperia Live ’, ku u shpreh se duke filluar nga ai moment ato do të bëjnë betejën e tyre ligjore