TIRANË- Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza energjetike e as me propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, as me qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Kështu ka deklaruar në studion e ‘Report Tv’, ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi. Sipas saj, 7 propozimet e Bashës kanë karakter të majtë dhe kriza nuk mund të zgjidhet me subvencione pasi kështu mund të rritet borxhi i jashtëm dhe Shqipëri atë kalojë në një krizë ekonomike. Sakaq, vetë ajo poropozon si zgjidhje një politikë afatgjatë në këtë sektor.
“Unë nuk mund që Shqipëria mund të afektohet lehtë nga një krizë ekonomike, jemi një vend me 3 milionë banorë, GDP të ulët dhe papunësi e ulët. Nuk mendoj se vjen si pasojë e keqmenaxhimit, por si e abuzimit total me fondet publike dhe buxhetin e Shqipërisë. Përdorimi pa asnjë lloj kontrolli i parave, duke përfshirë situatën e zgjedhjeve. Ne duhet të jemi të gatshëm përballë krizave. Borxhi është shumë i lartë dhe situata nuk zgjidhet me atë që thotë kryeministri, apo me atë që thotë Basha me subvencione. Propozimi i Bashës është i majtë për vetë faktin se të djathtët nuk veprojnë me subvencione. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nëse subvencionohet gjithë popullsia sepse do rritet borxhi i jashtëm dhe Shqipëria do kalojë një krizë ekonomike. Nga kjo krizë mund të dilet por nuk është subvencioni. Gjithë populli është e pamundur të subvencionohet, duhet të kalosh në një politikë afatgjatë, që jam e sigurt që Rama nuk e bën. Kreu i PD, që duhet të jetë i djathë propozon akoma linja që s’kanë asgjë të përbashkët me të djathtën”, tha Harxhi.


















