Has/ 33-vjeçarja me probleme mendore, shtatzënë dhe e pastrehë! Para dy vitesh mbyti fëmijën! Bashkia i kërkon ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë: Duhet rehabilituar

23 Dhjetor 2023, 18:47 | Përditesimi i fundit: 2023-12-23 18:51:01

Me probleme mendore, e braktisur nga të gjithë, e pastrehë dhe shtatzënë. Kjo është historia e 33-vjeçares nga Hasi, e cila rrezikon të humbasë fëmijën në muajin e 7-të. Shqetësimi është bërë publik nga kryebashkiaku i Hasit, i cili i kërkon ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë, për rehabilitimin dhe trajtimin mjekësor të të sëmurës deri në lindje.