Has/ Lokali i kthyer në ‘fole’ kumari, pranga punonjësit, në kërkim pronari! Sekuestrohen 10 makineta lojërash fati dhe një tavolinë pokeri

11 Tetor, 10:22 | Përditesimi: 11 Tetor, 10:22

Një 47-vjeçar në Has i cili punonte në një lokal ku luheshin lojëra fati, është vënë në pranga nga policia. Në ambientet e lokalit u sekuestruan 10 makineta të markës “APEX”, 1 tavolinë pokeri, fletore me shënime për shumat e parave dhe 1 celular.

E.H/Shqiptarja.com