HEC-i në kanionin e Holtës, Balla: Të bllokohet çdo ndërtim që dëmton asetet natyrore

23 Janar 2019, 14:33

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi sot se 6 deputetët socialistë të qarkut Elbasan i kanë dërguar një kërkesë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, për të pezulluar çdo ndërtim në kanionin e Holtës në Gramsh. Nga kryesia e Kuvendit, ku foli për Reformën Zgjedhore, Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për këtë çështje kryetari i grupit parlamentar të PS tha:

“Së bashku me 6 deputetët e tjerë të PS-së në Elbasan kemi marrë detyrat parlamentare për të kaluar shqetësimet në këtë komunitet nga të gjithë banorët e Bashkisë së Gramshit. Kërkesa jonë do të merret në shqyrtim dhe të jeni të sigurtë që kryeministri Rama dhe ministrja Balluku do të marrin të gjitha vendimet për të pezulluar dhe më pas bllokuar çdo lloj ndërtimit që prish, dëmton një aset natyror dhe një atraksion të rëndësishëm turistik për një bashki si e Gramshit, që ka dy bukuri natyrore si Holta dhe Ujëvara e Sotirës”.

Pak ditë më parë banorët e Gramshit dhe deputetët e Partisë Demokratike, denoncuan ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës. Ishte deputeti demokrat Luçiano Boçi që akuzoi ish-ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës dhe kërkoi ndalimin e punimeve. 

    No videos found.