Me një vendim të datës 27 prill të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e hidrocentralit të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës, degë e lumit Devoll në Gramsh, ndërsa me fillimin e këtij viti kanë nisur punimet.
Partia Demokratike përmes deputetit Luçiano Boçi akuzon ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC, po zhduken bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës. Boçi thotë se HEC-i po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, ndërsa kërkon ndaljen e projektit.
Video e publikuar nga deputeti i PD, Luçiano Boçi
“Bukuria e vrarë. Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri. Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.
Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë. Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton. Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet” shkruan Boçi. Ndërkohë që banorët e zonës denoncojnë se është ndaluar hyrja në kanione pas fillimit të punës për ndërtimin e HEC-it.
Vendimi për miratimin e lejes së ndërtimit për objektit
Flasin kta idjotat e Pd kur nji koh kan dhan leje per 13 te tilla ne Valbon
Përgjigju