Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit

6 Janar, 19:03

Qeveria kërkon të marrë edhe 40.7 milionë euro kredi shtesë nga BERZH për të mbyllur projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës, dhe linjën për në Rinas. Në relacionin e p/ligjit thuhet se kjo kredi shtesë do të përdoret për ndërtimin e stacioneve hekurudhore dhe për kostove të rritura të materialeve të ndërtimit.