Helikopterët Black Hawk fluturojnë me ekuipazh shqiptar, Peleshi: Mirënjohje për partnerin tonë strategjik SHBA

6 Korrik, 10:37

Helikopterët Black Haëk kanë fluturuar për herë të parë me ekuipazh tërësisht shqiptar

Këtë e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me një postim në rrjetet sociale, i cili shprehu mirënjohje ndaj SHBA, për mbështetjen që ofrojnë ndaj vendit tonë.

“Pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore u certifikuan si të gatshëm për kryerjen e operacioneve në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë. Helikopterët Black Haëk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit, prioriteti ynë absolut!’, shkruan ai.