Helmimi masiv i qytetarëve nga uji në Krujë, Rama: Qeveria bëri investimin, ujësjellësi ka përgjegjësinë të sigurojë cilësinë! Çështja nën hetim administrativ

27 Tetor 2021, 20:25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas situatës së krijuar në Krujë, ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm. Në një prononcim për mediet, teksa u pyet nëse inagurimi i Ujësjellësit të ri në Krujë ishte vetëm për fushatë elektorale, kreu i qeverisë tha se tjetër gjë janë ndërtimet e ujësjellësve dhe tjetër gjë sigurimi që uji është në parametrat e duhura. Për këtë shtoi kreu i qeverisë ka përgjegjësinë Ujësjellësi dhe se në dijeninë e tij ka nisur një hetim administrativ për çështjen.