I biri familjes Haliti nga Gjilani i përlotur: Shqetësuese neglizhenca e shërbimit spitalor

9 Maj 2021, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2021-05-09 12:02:46

I biri, Haki Haliti,  i familjes Haliti nga Gjilani që humb i jetën në Gjirin e Lalzit ku sipas policisë 3 anëtarët janë helmuar nga kërpudhat, ka ngritur dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen. Ai thotë se i ati, e ëma dhe gjyshja e tij shkuan me simptoma të rënda në qendrën shëndetësore të Manzës dhe se atje iu bë vetëm një serum dhe më pas u dërguan në shtëpi. Sipas tij kjo është një neglizhencë e mjekëve që sipas tij ata u dërguan ën shtëpi kur ishin ende në gjendje të rëndë.

"Është shtëpia jonë, babi edhe me dokumente është shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej disa ushqimeve. Diçka që është tepër shqetësuese për ne është keqtrajtimi dhe neglizhenca në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë të shkojnë më të njëjtin simptomë dhe të kthehen në shtëpi me barna nuk është adekuate - pa analiza dhe pa kurrfarë përkushtimi të lirohet pacienti në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Kam komunikuara me babin dhe kanë marrë vetëm një serum dhe ishin kthyer në shtëpi edhe pse nuk ishin në gjendje të mirë. Mendimi im është se nuk mund të lihet pacienti në shtëpi kur është në atë gjendje dhe ato ishin 3 në gjendje të rëndë. 3 pacientë me simptoma të njëjta , të lirohen nga spitali është e pakuptueshme", tha i biri.