Helmimi/Navalny transferohet për trajtim në Gjermani, gjendja e rëndë

22 Gusht 2020, 11:54

Pas shumë përpjekjesh të bëra nga bashkëpunëtorët të tij, lideri i opozitës ruse Alexei Navalny mbërriti në Gjermani. 

Ai ra në gjendje kome pasi konsumoi një caj, i cili sipas përkrahësve të tij përmbante subastanca helmuese dhe akuzojnë autoritetet se po përpiqen të fshehin krimin. 

Paraditen e djeshme mjekët që e trajtuan atë në Omsk këmbëngulën se ai ishte shumë i sëmurë për t'u transferuar, por mbrëmjen e djeshme e pranuan kërkesën, pasi thanë se gjendja e tij ishte mjaft e qëndrueshme për  të përballuar fluturimin.  Ai do të trajtohet  në spitalin Charité.

Pas transferimit të tij zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, falenderoi të gjithë për përkrahjen dhe theksoi se lufta për jetën e tij fillon tani. Ajo u shpreh se është për të rrdhur keq që mjekët kishin marrë aq shumë kohë për të aprovuar fluturimin e tij pasi avioni dhe dokumentet e duhura ishin gati që nga e premtja në mëngjes.

Z. Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë të enjten, dhe avioni i tij bëri një ulje emergjente në Omsk. Mjekët pavarësisht deklaratave se në organizimin e tij nuk është ngjetur asnjë substancë toksike, kanë deklaruar se në lëkurë janë vërejtur disa elementë të dyshimtë.

Helmimi i liderit opozitar ka ngjallë reagime të shumta në arenën ndrkombëtare, kancelarja gjermane Angela Merkel  dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë shprehur tejet të shqetësuar për shëndetn e Navalny. Ndërkohë ë kandidati demokrat për shtëpinë e Barrdhë, eka përshkruar si të papranuueshëm një veprm të tillë,  i cili vjen nga autokratë ssi Putin.