'Heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit', Panariti pas vendimit të Ramës: Skema absurde s'do të funksionojë

13 Tetor 2020, 17:17

Ish-ministri i Buqjësisë Edmond Panariti ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, bëri me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit.

Sipas Panaritit, kjo është një skemë absurde e bërë në kuadër të premtimeve elektorale. Shteti duhet të subvencionojë naftën dhe jo ta shpërndajë, tha më tej ai.

Në 7 vite qëndrim në pushtet, ndihmën për bujqësinë e katandisën në 7 herë më pak. Tani kanë marrë nisma që dhe vetë ata e dijnë që nuk do të funksionojë.

Kjo do të mbetet një skemë abuzive, absurde që ju e dini fare mirë që nafta do të shkojë në tregun e zi, te makinat private, por asnjëherë te fermeri. E vetmja mënyrë që fermeri të përfitojë nga nafta pa akcizë, është jepini atij para cash në dorë. Prodhimi ka dalë jashtë konkurrencës, pikërisht nga kjo kosto, duke u katandisur në 30 milion euro nga mbi 200 milion euro të premtuara.

Ne e financojmë bujqësinë më pak në të gjithë kontinentin. Kujtohemi tani kur jemi në prag të zgjedhjeve, për të subvencionuar bujqësinë. Këto janë shashka elektorale, pse nuk e bëtë këtë. Nuk ka nevojë që shteti të shërbejë si pompist i naftës”, deklaroi Panariti.