Rama jep lajmin për fermerët: Në 2021-in naftës i heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit! Monitorimi do bëhet online! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e shumëpritur për fermerët, ku në një konferencë për zhvillimin ekonomik në vend, ka bërë me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit. Duke nisur nga viti që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Përfitues potencial i kësaj skeme është çdo fermer që ka tokë dhe e punon atë.

"Lajm pozitiv dhe i shumëpritur për fermerët dhe ka të bëjë me karburantin. Përpara se sa ta shpjegoj konkretisht dua ta përsëris që nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin dhe tvsh për biznesin e vogël deri në 1 milion, kam parasyh rritjen e pagave 40% përqind për mjekët dhe infermierët për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh për ekonominë kjo vjen si rezultat i faktit se reformat konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit i financave publike, rritja e konkurencës e të ardhurave kanë krijuar kushtet që ne ti bëjnë këto.

Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet as 5 apo 7 vjet më parë pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me rradhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit. Sot do të ndërhyjmë për të filluar një regjim të ri për karburantin në regjim bujqësor. Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit, nga karburanti do të hiqet edhe taksa e karbonit. Do të ulim gjysëm për gjysëm mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe. Barra fiskale do të përjashtohet dhe do të konvertohet në sasinë e konvertuar në bazë të kritereve, përmes një karte të veçantë për çdo fermer", shtoi Rama.

Rama tha se monitorimi në terren do të bëhet online dhe çdo fermer me NIPT mund të regjistrohet me një kartë të veçantë që të marrë naftën pa akcizë dhe TVSH.

"Potenciali i skemës është për të shkuar më tej, 47 mijë fermerë të cilët e kanë niptin prej kohësh dhe e kanë parë që ajo sjell vetëm mundësinë për të pasur akses në të gjitha mbështetjet e mundshme financiare që mund të merren nga shteti. Për monitorimin në terren për naftën gjithçka do të jetë online ku të dhënat do të grumbullohen në një tabletë, ku ka filluar puna nga ministria e bujqësisë. Duke filluar nga fillimi i viti të ardhshëm nafta për prodhime bujqësore do të jepet falas pa akcizë dhe pa taksën e karbonit dhe pa taksën e qarkullimit, duhet të keni parasysh se sasi kompesuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jepet nga shteti nuk do të ketë fare nevojë për fatura, merr rimburso që kanë krijuar problematikën e naftës pa akcizë në të shkuarën, ku në shumicën e rasteve shkonte për karburant për makinat. Me këtë skemë u japim fermerëve mundësinë  të mos ketë probleme buroktratike, kanë NIPT-in, futen në platformë. Sasi që do të harxhojë për barrën  50 % mbi çmimin do të jepet falas", shtoi kryeministri.

VIDEO/Konferenca e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Largimi nga politika, Rama: Zgjedhjet PS do t’i fitojmë, misioni im është ende larg të qenit i kryer

Kryeministri Edi Rama u shpreh i sigurt se PS do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa për largimin nga politika u shpreh se ka ende punë për të bërë dhe se misioni i tij vijon për zhvillimin e vendit.

Zgjedhjet që të jesh i qartë ti e të gjithë unë e PS do i fitojmë pa pasur nevojë fare të marrim asnjë vendim e të bëjmë asgjë nga këto që disa thonë se i bëjmë për zgjedhje. Ne nuk punojmë për zgjedhje, por për njerëzit e janë njerëzit që zgjedhin duan të vazhdojnë me ne apo të shkojnë të kërkojnë 6 të mira në 4 pika. Kur kam bërë premtimet e mia kam folur për një vizion e program e rrugë të përbashkët. Gjykimet mbi çfarë kam thënë e ca kam bërë do i bëni të gjithë kur misioni im të jetë i kryer dhe është larg së qeni i kryer. Unë rrugëve kam që kur kam marrë detyrën të drejtoj PS dhe si kryeministër s’është ndonjë meritë thjesht kam bërë detyrën, kam bërë më shumë kilometra në territorin e Shqipërisë se të gjithë kryeministrat së bashku që kur është krijuar shteti shqiptar në 1912 e këtë mund ta provoj me fakte”, tha Rama.

Ora 14:51
Rama shpjegon trëndafilin mbi maskën e tij: Meta mund të vendosë Vojo Kushin

Rama shpjegoi trëndafilin e qëndisur në maskën e tij. Ai tha se Presidenti Meta mund të vendosë Vojo Kushin

"Unë kam zgjedhur të vë trëndafilin e socialistëve të 25 prillit. Ilir mund të vërë Vojo Kushin. Maska prodhohet vetë, është një mbrojtëse tekstili. Nuk duhet të harxhosh asgjë" - tha Rama.

Ora 14:47
Ndryshoi qëndrim për maskat, Rama: Flas mbi udhëzimet e ekspertëve!

Ndryshimin e mendimit për përdorimin e maskave e ka sqaruar kryeministri Rama. Ai tha se çështje që kanë të bëjnë me shëndetin, nuk janë mendime të tij, por të komitetit të ekspertëve dhe se tashmë është e nevojshme përdorimi i maskave.

"Nuk them asnjëherë gjëra që i mendoj unë se nuk janë fusha ime. Çështjet e pandemisë, maskave. Unë them atë që mësoj përpara se dal të flasë nga ata që kanë detyrë që të më thonë mua. Maska në atë kohë kur kemi folur, kudo ka pasur atë status. Sot ka një status tjetër. Këto janë çështje të shkencës. Unë kam detyrën të dëgjoj ekspertët që kanë detyrë të udhëzojnë politikën. Tani është e domosdoshme. Përsa i përket ndihmës, nuk ka nevojë të jetë një maskë e blerë në dyqan por mund të prodhohet vetë. Këto histori që do jepni lekë aty e këtu është qasja me e keqe e sistemit që kemi zgjedhur. Bëhen biseda sikur shteti është një shpellë lekësh nga ku dalin pafund dhe të tjerët i marrin. Nuk ka ndonjë mision të pamundur. Thjesht të mbron nga stërkalat" - tha Rama.

Ora 14:38
Heqja e akcizës, Rama: Basha e premtoi ne e bëmë fakt të kryer, ky është ndryshimi mes nesh!

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Lulzim Basha në një takim me fermerët, premtoi heqjen e akcizës së naftës, kryeministri Rama e bëri fakt të kryer.

Në një konferencë për shyp ai tha se ky është ndryshimi mes tij dhe kryedemokratit. Rama thotë se premtimet e Bashës janë njësoj si premtimet pasi është zgjuar nga gjumi.

"Ndryshimi është i vogël por domethënës. Kur unë them që do bëj këtë, do të thotë që janë bërë shumë gjëra përpara. Kur Luli del dhe thotë që do bëj kështu, është njësoj kur thotë pasi është zgjuar nga gjumi. Jo vetëm heqjen e akcizës. Kur dal këtu dhe them se çfarë do bëj, është një vendim i marrë, dhe jo që dëgjova Lulin dhe erdha e bëra" - tha Rama.

Ora 14:15
Rama për Bashën: Kur vjen puna tek shifrat, jemi në kushtet e komedisë! Nuk e kam ndjekur planin e tij

Rama u përgjigj për planin me 5 pika të kryedemokratit Basha për të cilën tha se nuk e ka parë ende. Ai tha se ka ndjekur vetëm lapsusin e Bashës '6 nga 4 bizneset'.

"Është trendi. Kur vjen puna tek shifrat, aty jemi në kushtet e komedisë dhe jo të bisedës serioze. Nuk kam parë asgjë" - tha Rama.

Ora 14:14
Rama për maskat: Nuk ka të bëjë me gjobat, por me shmangien e një karantine të dytë

Kryeministri Rama komentoi vendosjen me detyrim të maskave duke thënë se nuk ka të bëjë me vendosjen e gjobave por për të shmangur karantinën e dytë.

"Nuk është gjoba motivi pse njerëzit duhet të mbajnë maskën. Motivi kryesor është që të shmangim një mbyllje tjetër. Që do të ishte shumë e rëndë për të gjithë. Nuk ja vlen të rrezikosh një goditje të tillë. Nuk është çështja te gjoba, fare" - tha Rama.

Ora 14:07
Greva e naftëtarëve, Rama: Është një çështje e kompanive private! Po punojmë të gjejmë zgjidhje

Nga konferenca për zhvillimin ekonomik në vend, kryeministri Rama foli për situatën e naftëtarëve. Ai tha se është një zgjidhje që duhet të vijë nga një kompani private dhe se aktualisht qeveria nuk ka një zgjidhje në dorë.Rama tha se po punojnë për të zgjidhur sa më parë këtë situatë të krijuar.

"Unë e kam dhënë përgjigjen time. Nuk është një marrëdhënie me shtetin. Deri më tani nuk e kemi zgjidhjen dhe nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga pikëpamja private. Është një marrëdhënie private. Të gjitha që kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra. Do të kishin 7 vite në këtë situatë. Nuk ka nevojë të them me fjalë shqetësimet që kam për to. Format e tilla të protestës nuk duhen bërë me mua. Është e drejta e tyre për të bërë grevë. Është një mundim krejt i panevojshëm. Më vonë do të japë të gjitha përgjigjet" - tha Rama

Ora 13:51
Rama: Rrëzohet propaganda e PD për braktisjen e fermerëve! Nga 97 mijë ton eksporte në 300 mijë, në 7 vjet përgjysmuam defiçitin

Kryeministri Edi Rama, i drejtohet PD duke i thënë se me heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit për fermerët bie poshtë propaganda për braktisjen e tyre. Sipas Ramës sot shqiptarët ushqehen shumë më tepër me prodhime vendase sesa të huaja, krahasuar me 7 vjet më parë.

"Shifra e defiçitit në ushqim nuk është e zakonshme që mund të kalohet kështu. Rrëzon komplet përtokë të gjithë propagandën për gjoja braktisjen e fermerëve, ditët e zeza të bujqësise e gjithë këto përralla me gogoll sepse është shumë e thjeshtë dhe flet shumë edhe për faktin që sot Shqipëria dhe shqiptarët ushqehen shumë më tepër me prodhime vendase sesa të huaja, që në shumë aspekte është pozitive. 1 kg ushqim prodhohej këtu, 7 kg merreshin nga jashtë në vitin 2013", tha Rama.

Sa i përket eksporteve ai tha se dallimi është se nga 97 mijë ton eksporte ka shkuar në 300 mijë, në 7 vjet. Pra është përgjysmuar defiçiti.

"Në 2019 1 kg prodhohet këtu vetëm 3 merren nga jashtë. Tjetra që lidhet po me këtë po në aspektin cilësor, sot kontrolli i sigurisë ushqimore nuk ka të krahasuar me 7 vite më parë. Në 300 mijë ton eksporte nuk kemi një kamion të reklamuar nga BE.

Në 7 vjet ta çosh këtë defiçit në gjysmë përgjysmë është një e dhënë e jashtëzakonshme për atë që duhet të arrihet. Asnjë nga të dhënat e këtij momenti nuk është plotësisht e kuptueshme dhe inkurajuese për çka ësthë arritur dhe për çka do të arrihet mbi këtë bazë të ndërtuar vit pas viti.

Dallimi nga 97 mijë ton eksporte në 300 mijë është një dallim i madh, sepse sot në fshat punohet më shumë sesa 7 vite më parë dhe se skenat me zhurmë dhe me hedhje prodhimesh në lunë jo vetëm janë më të pakta se çishin por nuk tregoi asgjë tjetër përveçse prapambetje të trashëguar në një sistem që po krijohet dhe po integron forcat e prodhimit, që do të thotë se nuk mundesh sot të prodhosh vetëm.

Investimet e tyre në sistemin e kullimit nuk i kemi gjetur, kemi gjetur ferra dhe manaferra.punët e deklararuara në letër nuk janë bërë atje. Sot tokat nuk përmbyten nga shiu si dje.

Siç qajnë tani 6 halle në 4. Sot është bërë ndryshim premtues. Ne dimë çfarë bëjmë dhe ku duam të shkojmë. Këto që po bëjmë janë arritje për të cilat është punuar 7 vjet. Kollaj të dalësh të thuash hiqe akcizën e naftës për fermerin dhe si bëhet një skenë që nafta të shkojë te fermeri pa u kthyer mbrapsht dhe si bëhet kjo pa ia marrë dikujt tjetër", shtoi Rama.

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi tha se që nga koha e qeverisjes së PD kemi 3 fishim të investimeve direkte ne infrastrukturën e ujitje-kullim. Më tej edhe Çuci shtoi se në 2012  kemi 97 mijë ton eksporte, kurse në 2019 janë 300 mijë ton, 2 herë më shumë.

"Në 2012 janë harxhuar 1.2 miliardë buxhet. Tani janë harxhuar 3.5 miliard lekë në sistemin e ujitje kullimit. Pra 3 fishim i investimeve direkte ne infrastrukturën e ujitje kullim. Këto shifra janë evidente në kahun pozitiv. 2020 është më mirë se 2019, jemi me rritje. 15% rritje nga 2019. Do kemi 2 herë më shumë eksporte. Në 2012  97 mijë ton eksporte, në 2019 janë 300 mijë ton", tha Çuçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vota: 13/10/2020 16:15

    Po ku ishe deri tani o faqezi 8 vite ne qeveri ta dhame timonin dhe tepsine tani po te bie ndermend per fermeret e shkrete te cileve u premtove po te njejten gje ne 2013 ti je kokrrae mu..t

    Përgjigju
  • Ashtu eshte gjeneral: 13/10/2020 16:03

    Super je o edvin, super i pa imagjinueshem. Tek portalet e tjera, kuptohet jo ketu tek carloja, po te ncjerrin videot e fushates se 2013. Rrezik i ke pare dje ne darke, e sot po i reciton perseri pas 7 vitesh. Po dallimi eshre i madh, atehere ishte pakez njeri ne pamjen e jashtme, sot je kthyher ne nje hipopotam te shpifur qe as me sy nuk te shikon dot jo më per te tjera.

    Përgjigju
  • beni: 13/10/2020 14:59

    ti je liza ne boten e cudiravbe o Ram,e, ti perserit premtimet e 2013 dhe thote do i realizoj ne 2021, te lumte qe tall bithen me shqiptaret, jepi sa te te mbajne

    Përgjigju
  • Tiku: 13/10/2020 13:37

    Bravo me keto urdhra i bie qe spakun e paske nen hyqem ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut