Heqja e appendisitit, mjeku: Zgjodhët një kirurg që përfaqëson forcë tjetër politike! Rama: Më tha shefja e kabinetit që je profesionist i hajrit

25 Prill 2023, 09:23 | Përditesimi i fundit: 2023-04-25 15:08:06

Pjesë e stafit mjekësor për heqjen e appendisit të kryeministrit Edi Rama ishte edhe kirurgu Arben Beqiri. Në podcast-in ‘Flasim’ ku ishte i ftuar, Beqiri e vlerësoi kreun e qeverisë që zgjdodhi një kirurg që përfaqëson edhe një forcë tjetër politike. Me batutë, Rama iu përgjigj se nuk e zgjodhi ndërsa më pas tregoi se si shefja e kabinetit i kishte foliur me respekt të jashtëzakonshëm për kirurgun që e cilësonte si profesionist të hajrit.