Herësi ‘bie’ në Kushtetuese, PD nxitet për Kod të ri Zgjedhor! Juristi i demokratëve, Logu: Reformë elektorale për lista 100% të hapura

8 Korrik 2021, 15:09 | Përditesimi: 8 Korrik 2021, 15:09

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr herësin si mekanizëm për të fituar mandatin e deputetit,  për demokratët është nxitje për të punuar për një reformë më të përsosur elektorale. Eksperti ligjor i PD, Marash Logu thotë se ndonëse ky vendim nuk përkthehet në hapje 100% të listave, është i vlefshëm për ndërmarrjen e reformave elektorale në vijim nga ana e partive politike.

KT/Shqiptarja.com