Heritage e Luxforsale, platformë pasurish të paluajtshme! Prezantohet standardi i jetës së luksit në Shqipëri

21 Prill 2023, 13:22

Një platformë e re, e para në Shqipëri që do të prezantojë pronat e luksit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit tek investitorë të huaj, sapo është krijuar. Heritage me CEO Dorian Husi, në bashkëpunim me kompaninë italiane Luxforsale pritet të rrisë numrin e blerësve në Shqipëri nëpërmjet prezantimeve dinjitoze.