Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

27 Prill, 09:25 | Përditesimi i fundit: 2024-04-27 17:48:30

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.

Burime për gazetaren e Report  Tv Keti Banushi bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e 26 prillit. 

Mësohet se GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokan dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.