Hetimet për tragjedinë e Gërdecit, ish-ministri i qeverisë së Berishës, Aldo Bumçi merret në pyetje nga SPAK

13 Dhjetor 2022, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2022-12-13 14:34:46

Ish ministri i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka mbërritur në SPAK. Mësohet se Bumçi do të pyetet si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit. Bumçi po merret në pyetje pasi SPAK vendosi të rihapë çështjen e Gërdecit. Përveç tij, pritet të merret në pyetje edhe ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu.