Hetimi për Ahmetajn, kreu i SPAK: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara, kemi nisur disa letërporosi në disa shtete! Do ta thërrasim ish-ministrin

31 Mars 2023, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2023-03-31 15:35:28

Kryetari i SPAK, Altin Dumani, ka thënë sot se gjatë kontrollit të vilave të bashkëjetueses dhe ish gruas së Arben Ahmetajt janë gjetur prova.

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim informal me gazetarët.