Hetimori në Shëndetësi në ‘udhëkryq’, Sako në ‘Repolitik’: Është kthyer në fushatë elektorale, palët e kanë lënë detyrën! Muça: PS ka luks që ka Vokshin kundërshtare

13 Nëntor, 21:51

omisioni Hetimor i Shëndetësisë ka mbetur në një 'udhëkryq'. Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqja në këtë komisionin ka mbetur sërish edhe sot peng i debateve mazhorancë-opozitë.

Lidhur me këtë u diskutua edhe mbrëmjen e sotme të emisionit ‘Repolitix’, në Report Tv, ku Pano Soko nga nisma ‘Thurje’, tha se komiësioni është kthyer në fushatë elektorale dhe se palët e kanë lënë detyrën që kanë.

‘Qëllimi i komisionit nuk është që të gjejë fajtorin, por të gjejë se ku ka ceduar shteti. Hetimi penal mbi përgjegjësit e Beqajt, Ramës dhe të tjerëve është organ tjetër, është prokuroria që i heton. Beqaj nuk kishte të drejtë që të kërkonte Poëerpoint. Unë kam qenë dëshmitar në këtë komision, para dy muajsh. Ti shkon në komision dhe i përgjigjesh pyetjeve. Ai tani nuk është më komision, është fushatë elektorale, palët e kanë lënë detyrën administrative. Rama dhe Nushi kanë të drejtë që të jenë. Po këta duhet që ta kishin nisur me ata. Nëse do të kishte pasur qëllim duhet të ishin thirrur në janar jo tani’, tha ai.