Hetimori për TIMS, Salianji për Report Tv: Detaje përvëluese, sistemi në duart e kriminelëve! Në kufi të dhëna që s’dalin, shiten e blihen

7 Qershor, 18:33

Teksa kanë dëshmuar 3 prej personazheve kryesore në komisionin hetimor për TIMS, në një intervistë për Report Tv kreu i këtij komisioni Ervin Salianji thotë se sistemi në momente të caktuara ka qenë tërësisht jashtë kontrollit të autoriteteve shtetërore dhe potencialisht “në duart” e kriminelëve”. Salianji flet për manipulim të sistemit që të kërkuarit të mos shfaqeshin në kufi, ndërsa thotë se të dhënat e TIMS kanë dalë në “Treg të zi” duke u shitur kundrejt pagesës. Seanca me dëshmitë e radhës mbahet më 10 qershor.