Hije skandali/ S’ka vend për varre, Bashkia Durrës u merr tokën pronarëve, privatizim pa dëmshpërblim! Përgjigja për Report Tv: Nuk u interesuan

19 Tetor 2021, 17:09

"Report Tv" i dha zë një javë më parë, shqetësimit të banorëve të Durrësit për ezaurimin e hapësirës për varre. Në përgjigje të interesimit të Report Tv, Bashkia e Durrësit, thotë se e ka gjetur zgjidhjen, duke privatizuar një sipërfaqe 44 mijë metra katror. Por mënyra se si po përvetësohet toka pa dëmshpërblyer pronarët, që kundërshtojnë çmimin, lë hije të forta dyshimi për abuzime nga ky institucion.