Hiking e hipizëm, të apasionuarit pas natyrës në Shishtavec! Turistët: Natyra mbreslënëse

1 Korrik 2023, 16:44

Segi e Mikeas janë motër e vella nga Tirana që vizitojnë për herë të parë bjeshkët e Shishtavecit. Të impresionuar nga natyra e bukur, fëmijët rrëfejnë aventurat e tyre mes maleve. Ekspresivë dhe shumë elokuentë, ne nuk ua prishim dëshirën për ta bërë vete prezantimin përpara kameras së Report tv.  

“Kemi prenotuar fundjavën në Novosejë, por kur po ngjisnim malin pamë Shishtavecin që është fshat pak i veçuar dhe thamë pse të mos vizitojmë dhe Shishtavecin?!”, tha Segi.