Himara dhe Potami “pushtohen” nga buburrecët! Gjenden kudo, alarmohen pushuesit

20 Maj, 11:03

Banorë dhe turistë në Himarë prej rreth 2 javësh janë duke bashkëjetuar me insektet. Buburrecë të vegjël edhe fluturakë janë kthyer në makth. Ata gjenden kudo. Pushuesit shqetësohen gjatë qëndrimit në plazh, në bar-kafe e restorante pasi insektet të ngjiten në trup apo në ushqime.

Shqetësuese është situata edhe nëpër banesa dhe strukturat hoteliere. Banorë e turistë në Himarë dhe Potam sigurohen të mbyllin dyer e dritare, pasi insektet “pushtojnë” ballkonet, si në këto pamje që Report Tv sjell.

Qytetarët shprehen se e kanë të vështirë të dalin në ballkon dhe se rrobat që hapin për tu tharë i mbushen nga buburrecët e vegjël.