Himara një ditë para votimeve, pamjet me dron

3 Gusht, 20:43 | Përditesimi i fundit: 2024-08-03 20:45:01

Ditën e nesërme banorët e Himarës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. Përballë njëri tjetrit do të jenë Vangjel Tavo i Socialistëve dhe Petro Gjikuria si kandidaturë e opozitës, të cilët do t’i nënshtrohen votës së 23 mijë qytetarëve himariotë. Report Tv sjell pamjet me dron të Himarës një ditë para votimeve.