Himarë/ Shiste kokainë në dyqanin ku ishte punësuar në mënyrë të paligjshme, arrestohet 33-vjeçari! Nën hetim pronari i tij

15 Qershor 2023, 09:36

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Himarës pasi në dyqanin "Tabacchino" ku ai ishte i punësuar, shiste kokainë. Për pasojë është vënë nën hetim edhe pronari i dyqanit.

Pas kontrollit fizik që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj 33-vjeçarit, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në një dyqan "Tabacchino" në pronësi të një 53-vjeçari , u zbulua kokainë e ndarë në doza gati për shitje.