Hiqej si zyrtar i lartë dhe mashtronte biznesmenët në Tiranë duke u marrë para, Report TV siguron foto të Florian Gjergjit

21 Maj 2023, 16:07

Publikohet fotoja e 39-vjeçarit Florian Gjergji, i shpallur në kërkim prej 10 janarit si koka e mashtrimit të biznesmenëve, të cilëve u kërkon shuma të mëdha monetare duke u fshehur pas emrave të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve. I kërkuari  dyshohet se ndodhet në Gjermani ku i kryen mashtrimet me numra me prefiks anglezë.