'Hiqi duart se mu në kokë e ke!' Nxehet Flamur Noka kërcënon gardistët në seancën ku votohet arrestimi i Berishës

21 Dhjetor 2023, 09:43

Deputeti Flamur Noka nuk u lejua të afrohej tek foltorja për të vijuar skenarin e vendosjes së karrigeve pirg. Garda është bërë gardh përpara foltores. Kjo bëri që Flamur Noka të mblidhte pirg karriget përpara punonjësve të gardës. Madje njërit gardis gati sa ia hodhi në kokë karrigen.