Në shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, një procedurë e komplikuar kirurgjikale është kryer me sukses nga doktor Artur Xhumari dhe stafi i tij.
Një paciente e moshës 48-vjeçare paraqitet në spital me hemorragji ‘subarachnoidale’, nga e cila i rrezikohej gjithashtu dhe jeta.
Doktor Xhumari ka shpjeguar të gjithë procedurën e ndjekur, ndërsa bën me dije se operacioni përfundoi me sukses dhesë pacientja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
















