Historia e Arkivës së Shtetit, Bido: Edhe pse u themelua vonë, arriti të grumbullonte shumë dokumentacione, Kodiku i Berati, pasuria më e rëndësishme

26 Korrik 2022, 22:47

Bido u shpreh se edhe pse Arkiva e Shtetit u krijua shumë më vonë se arkivat e vendeve të tjera ajo arriti të grumbullonte një pjesë të mirë të dokumentacionit.

 “Kemi një histori të vonuar të arkivave, çka pasqyron  dhe procesin tonë të shtet ndërtimit që  nuk ka qenë një proces linear. Duke bërë një analogji me kompleksin e ndërtesave që shohim në Washington D.C, godina e arkivit është bërë para se të bëhej Shtëpia e Bardhë , para se të bëheshin departamentet e tjera, ndërkohë që në Shqipëri ky proces zgjati në kohë dhe arkivi është themeluar shumë vonë ,pas Luftës së Dytë botërore , pavarësisht se ka pasur tratativa edhe gjatë periudhës së Mbretërisë së Zogut, ka pasur një draft-ligj që nuk të materializua, nuk u kthyer kurrë në ligj. Arkivi është themeluar në vitin 1949, shumë vonë në krahasim me arkivat e tjera, por që arriti të grumbullonte një pjesë të mirë të dokumentacionit që ndodhej në institucionet shtetërore të kohës qoftë dhe në individët e kohës”, u shpreh Bido.

Bido tha se një nga pasuritë më të mëdha që ka në Arkivin e Shtetit është Kodiku i Beratit, ndër trashgimitë më të rëndësishme kombëtare e botërore.

“Dokumenti më i vjetër që ruajmë është Kodiku i Beratit, një pasuri unikale botërore, një nga pesë  Kodikët më të Vjetër Perandorak. Në listën e trashgimisë botërore e UNESCO. Njëherazi është Bibla më e vjetër e dixhitalizuar në Bibliotekën e Kongresit SHBA-ve dhe UNESCO-s Kongresin Është një pasuri e rrallë e Arkivit Shtetëror. Prej viteve 1970 pasi u gjet në Berat ku ishte ruajtur me zell dhe fanatizëm ndër shekuj, i përket shekullit të 6, dhe përbën pasurin më të rëndësishme. Është dorëshkrimi më i rrallë që kemi dhe është e pamundur ta ekspozuar këtë Kodik në mënyrë të vijueshme. Hera e fundit që është ekspozuar është në vitin 2018.”, tha Bido.