Historia e 'Xhisiela Malokut' - Taulant Balla, ja e vërteta ime - Pjesa e parë

1 Tetor 2018, 07:32

"Nëse vërtetohet fajësia e djalit të deputetit, le të shkojë në burg". Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ftuar në emisionin "Repolitix" në drejtimin e gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Balla tha se nëse provohen akuzat për dhunë ndaj vajzës së re Xhisiela Maloku nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, atëherë ai duhet të shkojë në burg. 

Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e vet. Prokuroria të bëjë punën që i takon. Nëse rezulton në faj, atëherë le të shkojë në burg. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Sa i takon rolit të deputetit Rraja, Balla tha Partia Socialiste do mbaj qëndrim edhe ndaj tij nëse konstatohet se ka penguar punën e policisë apo prokurorisë në zbardhjen e kësaj çështje. 

Në rast se deputeti ka ushtruar dhe keqpërdor detyrën e tij për të minuar hetimin, bllokuar drejtësinë, sigurisht që do të ketë masa. Gjërat janë të ndara në këtë vend. Babait i është bërë shumë e qartë kjo prej ditësh.