Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për Samitin e katërt i Diasporës që do të mbahet në datat 13, 14 dhe 15 prill në Tiranë.
Videoja e mirëseardhjes është një përmbledhje e figurave më të rëndësishme shqiptare, të realizuara me Inteligjencë Artificiale. Kontributorë, gjuhëtarë, shkrimtarë, piktorë e rilindas të shquar kanë marrë ‘jetë’ përmes teknologjisë.
I pari që çel ‘paradën’ virtuale është autori i “Mesharit”, Gjon Buzuku, për të vijuar me tre vëllezërit Frashëri që i dhanë zemër Rilindjes, At Gjergj Fishta ose ‘Homeri’ shqiptar, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ismail Qemali e Nënë Tereza.



















