Homazhe në vendin ku u vra Grei Bihuci, kolegët ndezin qirinj dhe vendosin lule: Ishte një djalë shembullor

12 Mars, 11:50

Shokë dhe kolegë të 20-vjeçarit Grei Bihuci, që u vra me thikë në qendër të Fierit kanë kryer homazhe në vendin ku i riu mbeti i vrarë i riu. Me lule në duar, të rinjtë, kanë ndezur edhe qiri në vendin ku humbi jetën i riu. Teksa kryen homazhe në vendin ku u vra i riu, ato thanë se ai ishte një djalë që nuk sillte probleme.

‘Grei ishte vëllai jonë, një nga djemtë më të mirë në stafin tonë . Na vjen keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Nuk ishte djalë që sillte probleme, si në punë ku ne e kishim dhe në familje nuk kemi dëgjuar të kishte ndonjë sjellje të keqe.’- shprehet menaxheri i pastiçerie ku punonte Grei.