Homazhet për Zed Dedën prek me fjalët aktorja shkodrane Drane Xhai: “Baca Zef, nuk vdes kurrë”

25 Nëntor 2023, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2023-11-25 13:21:52

“Janë ditë të dhimbshme, jo vetëm për ne kolegët, por për gjithë qytetin, artdashësit. U shua një yll, ra një meteor, u largua një legjendë, por shkëlqimi i tij do jetë i përjtshëm, sepse Zef Deda nuk vdes kurrë. Ai do jetë gjithmonë në të gjitha gzimet familjare të shqiptare. Kudo kemi shkuara jashtë Shqipërisë, ‘Baca Zef” e kanë thirr, edhe kështu do e mbajnë gjithmonë, sepse me artin e tij me kontributin e tij ai është i përjetshëm. Kam 45 vjet në skenë, unë jam rrit me Zefin, ka qenë fat i madh që kam qenë në këtë turp, në krah të tij kam pas shumë kujtime. E kam pas pjesë të familjes,” -tha ajo.