Hoxhë Mazllami shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Kjo është leckë, ne nuk adhurojmë shqiponja

16 Prill 2023, 17:18

Një video është bërë virale në rrjet, në të cilën hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami sfaqet duke përdhosur flamurin shqiptar. Video po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ndërsa ky veprim i Hoxhës është mjaft i pahijshëm.

Ai shfaqet në video me flamurin shqiptar në dorë teksa e quan arnë edhe leckë. Ai thotë se shqiptarët janë myslimanë ndaj nuk duhet të adhurojnë shqiponja.