Humb ekuilibrin dhe rrëzohet nga skela, ndërron jetë punëtori në Korçë

2 Qershor 2021, 18:00 | Përditesimi: 2 Qershor 2021, 18:26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku një punëtorë ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga skela.

Emri i viktimës nuk bëhet me dije, ndërsa ngjarja u regjistrua te zona e njohur si "Trekëndëshi".Punëtori është rrëzuar nga skela pasi ka humbur ekuilibrin, ndërsa humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të shumta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

b.ha./Shqiptarja.com