Një prej demokratëve të Durrësit ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj Sali Berishës, ndërsa shkoi në selinë blu për të kundërshtuar përjashtimin e dy këshilltarëve nga grupi i PD në Këshillin Bashkiak. Në një prononcim për gazetarët, Lavdosh Serani thotë se humbja nuk erdhi për shkak të dy demokratëve të përjashtuar, Dritan Burgija dhe Arlind Boshkun, por për shkak të grupit mafioz të Oerd Bylykbashit.


















