Humbi jetën nga një aksident tragjik në Rumani, përcillet për në banesën e fundit polici shqiptar

26 Maj 2019, 22:19

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i cili humbi jetën gjatë një aksidenti të ndodhur në Rumani. Kolegë dhe familjarë nderuan kujtimin e tij duke zhvilluar homazhe për t'i lënë vendin parakalimit përmes qytetit të Elbasanit në shenjë nderimi për Devinën i cili prej 11 vitesh shërbente në Rumani si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

Ai ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik të ndodhur vetëm katër ditë më parë. I njëjti aksident i mori jetën edhe bashkëshortes së tij rumune teksa ishin duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplasën me një kamion mallrash.

Makina drejtohej nga bashkëshortja e tij, ndërkohë që ata ktheheshin nga festa e ditëlindjes së saj

Nga përplasja kamioni u kthye përmbys, e ndërsa mjeti me targa diplomatike doli nga rruga. Kjo shkaktoi trafik të rënduar në zonë duke e lënë të bllokuar të dyja anët e rrugës për disa orë.

Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve të nderuar në Elbasan. Dervina punonte si oficer kontakti në Rumani prej 10 vitesh.