Vdiq në aksident me gruan/ Polici shqiptar në Rumani po kthehej nga ditëlindja

Vdiq në aksident me gruan/ Polici shqiptar në Rumani po kthehej nga ditëlindja

Një aksident tragjik i mori jetën dje Ervin Dervinës, oficer i kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortes së tij, shtetase rumune. Dervina me origjinë nga Elbasani, ishte duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të ambasadës shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.

Sipas asaj që tregojnë familjarët e Dervinës në Elbasan, ai ka qenë duke udhëtuar si pasagjer me bashkëshorten e tij e cila kishte ditëlindjen dje dhe sapo po ktheheshin nga një drekë me ambasadorin shqiptar në Bukuresht dhe disa kolegë në një fshat turistik.

Kanë qenë tre makina me targa diplomate, por vetëm ajo ku ndodhej çifti u përfshi në aksident. Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve. Ai punonte si oficer kontakti në Rumani prej 10 vitesh.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë