Humbi shikimin që 14 vjeç, Jonuz Metaj kërkon të drejtën e fshehtësisë së votës: Fleta duhet me shkrim brail! Të verbrit para KQZ: Duam akses

13 Maj 2023, 19:53

Që nga mosha 18 vjeç kur ligji i dha të drejtën e votës e deri më sot që është 63 vjeç Jonuz Metaj kurrë nuk ka qenë plotësisht i pavarur në votën e tij. Një aksident i rëndë e la Jonuzin që në moshën 14 vjeç të verbër e ndaj gjithmonë afër vetes në zgjedhje , kujdestari i tij ka lëshuar votën e Jonuzit në kutinë e votimit. Dëshira e tij më e madhe  është që të ketë një fletë votimi me shkrimin brail.