Humbja e thellë më 14 maj, 9 ankimime në KQZ! Opozita nuk njeh rezultatin në bashkitë ku u votua elektronikisht

21 Maj 2023, 16:12

Nëntë ankimime janë regjistruar në KQZ deri tani për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. “Bashkë Fitojmë” konteston rezultatin në bashkitë ku është votuar dhe numëruar elektronikisht, ndërsa partitë e vogla kërkojnë rinumërim në Kamëz, Tiranë e Durrës. Për Kçovën kandidati Lefter Maliqi ka dorëzuar kallëzim në SPAK.